Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Hakerat vjedhin të dhënat e 22 milionë qytetarëve në Francë

Hakerat vjedhin të dhënat e 22 milionë qytetarëve në Francë
Foto: shqiptarja.com

Platforma franceze e postës elektronike Maileva, në pronësi të grupit La Poste, ka qenë objekt i një sulmi kibernetik në muajin shtator. Gjatë sulmit janë vjedhur të dhënat personale të 22 milionë personave. Informacioni u bë publik vetëm kohët e fundit, më shumë se një muaj pas ngjarjes.

Të dhënat e publikuara

“Janë bërë publike të dhënat e kontaktit, përfshirë emrat, mbiemrat dhe adresat postare të kompanive kliente të Maileva-s”, bëri të ditur grupi përmes një komunikate zyrtare.

Corriere della Sera shkruan se Maileva ka njoftuar Komisionin Kombëtar për Informatikën dhe Liritë Civile (CNIL) dhe ka paraqitur një kallëzim penal. “Ka nisur një hetim gjyqësor”, njoftoi La Poste, duke konfirmuar informacionet e publikuara nga faqja e internetit cyberattaque.org, e cila e cilësoi ngjarjen si “një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë së të dhënave në Francë“.

Çfarë bën Maileva

Maileva është një kompani e specializuar në digjitalizimin e proceseve dokumentare dhe dërgimin e korrespondencës për profesionistët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe kompanitë e mëdha në Francë. Shërbimet e saj përfshijnë dërgimin e fletëpagesave, letër-rekomandimeve, faturave dhe njoftimeve për mbledhjet e përgjithshme të aksionarëve.

Kompania është pjesë e Docaposte, e cila kontrollohet nga grupi La Poste. Maileva numëron mbi 70 milionë përdorues dhe vetëm gjatë vitit 2024 ka dërguar 180 milionë dokumente.

“Në përputhje me rregulloret në fuqi, të gjitha kompanitë e prekura janë njoftuar për incidentin”, thuhet në komunikatën e Maileva-s.

Sulme të mëparshme

Ky nuk është rasti i parë kur grupi postar francez bëhet objekt i një sulmi kibernetik. Në vitin 2025, vetëm pak ditë para Krishtlindjeve, hakerë pro-rusë morën përsipër përgjegjësinë për një sulm kibernetik që vështirësoi gjurmimin e pakove dhe rëndoi ndjeshëm funksionimin e shërbimeve postare franceze në një nga periudhat më të ngarkuara të vitit.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha