Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas zhvillimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, partisë në të cilën bënte pjesë edhe vetë.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku ngre pyetjen se si mund të drejtojë një shtet një parti që nuk kontrollon dot veten.
Kërkesa për dorëheqje
Në fund të reagimit, deputetja e pavarur ka kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit, duke thënë se, “sa më parë, aq më mirë”.
“Dikush duartroket me zell, dikush hiç. Mandej hapet shfaqja, thotë “mbylli kamerat”, mandej “hapi kamerat”. Mandej thotë “ta përjashtojmë”, derisa dikush tjetër “ta rishqyrtojmë”. Nji parti që s’di çka thotë dhe s’kontrollon dot veten e vet, si mundet me drejtu nji shtet? Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë.”
Burimi: lajmifundit.al










