Rama mbi Asamblenë Kombëtare të PS-së
TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Kreu i PS-së shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se fokusi i Asamblesë ishte nisja e përgatitjeve gjatë vitit 2027 të Traktatit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Traktati për anëtarësimin në BE
“Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimin Europian” – kjo është fjalia historike e Raportit të Zgjerimit të BE-së dhe tek togëfjalëshi, Traktati i Anëtarësimit të Shqipërisë, është thelbi i arritjeve tona të mëdha dhe i përgjegjësisë sonë të madhe, për të mos lejuar që asgjë, askush, asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik i Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, deklaron Kreu i Ekzekutivit.
Rama nënvizoi se në Asamblenë Kombëtare sot “pashë atë dritën që ndizet në sytë e socialistëve kur zgjohen për të nisur rrugën e një beteje të re, për një fitore të re, për Shqipërinë dhe historinë e saj”.
Data e synuar: 9 maj 2027
“9 MAJI 2027 DO TË JETË DITA E EUROPËS DHE E PARTISË SOCIALISTE – për këtë s’ka nevojë të shkojmë deri në Kuç”, thekson Kryeministri Rama.
Burimi: ata.gov.al










