Pas rreth 7 orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për drejtorin e Spitalit të Fierit, Arben Voja, si dhe për Dilaver Shytin dhe noterën Anila Haxhiun.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Noel Veizi, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, e përfaqësuar nga prokurori Leonard Suçi.
Ndërkohë, për Fjorelo Bidën, gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë, duke i caktuar tre masa me karakter ndalues. Seanca gjyqësore, e cila zgjati rreth shtatë orë, kishte në fokus shqyrtimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurisë ndaj personave të përfshirë në këtë çështje.
Siç kemi raportuar edhe më parë, hetimi lidhet me tjetërsimin e një sipërfaqeje prej rreth 44 mijë metrash katrorë tokë në Povelçë, e destinuar për ndërtimin e një impianti fotovoltaik.
Për rrjedhojë, personat në hetim, Dilaver Shyti bëhet me dije se dyshohet për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh në bashkëpunim dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Ndërsa Arben Voja dhe Fjorelo Bida dyshohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre dhe noterja Anila Haxhiu për falsifikim dokumentesh në bashkëpunim.
Burimi: lajmifundit.al










