Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Aksident i rëndë në Arbër dhe Fushë-Krujë: tre viktima

Aksident i rëndë në Arbër dhe Fushë-Krujë: tre viktima
Foto: shqiptarja.com

Tre persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur në dy aksidente të rënda të regjistruara sot në Rrugën e Arbrit dhe në Fushë-Krujë.

Aksidenti në Rrugën e Arbrit

Në aksidentin e parë, u përplasën dy makina, tek Shkalla e Tujanit në Rrugën e Arbrit, për pasojë humbën jetën dy persona.

Shoferi i njërës makinë Bledian Osmani, 42 vjeç dhe Maltina Ferati, pasagjerë në mjetin tjetër. 5 persona mbetën të plagosur.

Aksidenti në autostradën Thumanë–Fushë-Krujë

Aksidenti i dytë ndodhi në autostradën Thumanë–Fushë-Krujë, pranë Luzit, ku një automjet tip Mercedes Benz përplasi këmbësorin 65-vjeçar Paulin Filopati, i cili humbi jetën. Bashkëshortja e tij, shpëtoi pa u dëmtuar.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Thumanë–Fushë-Krujë, në afërsi të Luzit.

Paulin Filopati, nga Mirdita, i cili po kalonte rrugën, është goditur nga një automjet tip ‘Mercedes’, që drejtohej nga Floxhen Bardhi.

Si pasojë, 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Për mrekulli ka shpëtuar e shoqja, e cila ndodhej vetëm një hap larg tij.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë kalimi i pakujdesshëm i rrugës nga këmbësori, si dhe shpejtësia e madhe e automjetit që po drejtonte Bardhi.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Fushë-Krujë–Thumanë”, automjeti me drejtues shtetasin F. B., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin P. F., rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Dibër/ Aksident fatal në Rrugën e Arbrit, humbin jetën dy persona! Plagosen 5 të tjerë

Një aksident i rëndë me dy viktima u regjistrua paraditen e sotme tek Shkalla e Tujanit, në Rrugën e Arbrit.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë kanë humbur jetën Bledian Osmani, 42 vjeç, drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe Maltina Ferati, pasagjere në automjetin tjetër.

Ndërkohë, 5 të tjerë mbetën të lënduar dhe janë dërguar ne spital.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha