Klubi i Shkëndijës së Tetovës ka bërë të ditur lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Agron Mehmedit, pjesëtar i stafit teknik të skuadrës.
Agron Mehmedi, ish-futbollist i Shkëndijës dhe Renovës, kishte luajtur për vite me radhë për ekipet tetovare, ndërsa në vitet e fundit ishte angazhuar në stafin teknik të klubit kuqezi.
Një figurë e njohur e familjes kuqezi
Vdekja e tij në moshën 46-vjeçare ka shkaktuar dhimbje të madhe në Tetovë, ku ai ishte një figurë e njohur dhe e respektuar e familjes kuqezi.
Mesazhi i klubit
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Agron Memedit, anëtarit të stafit teknik dhe ish-futbollistit të klubit tonë. Sot, klubi ynë ka humbur një nga njerëzit e tij, një njeri që ishte pjesë e familjes kuqezi, fillimisht si futbollist e më pas si pjesë e stafit teknik. Në këto momente të rënda, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Memedi, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën Agronin. Ai do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes sonë. U prehsh në paqe Goni!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Burimi: www.albeu.com









