Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Skandali: Pacienti pretendon se dhëmbët i ishin hequr në 6 orë

Skandali: Pacienti pretendon se dhëmbët i ishin hequr në 6 orë
Foto: kohajone.com

Një dëshmi e publikuar më 13 nëntor nga gazeta italiane “La Repubblica” ka rikthyer vëmendjen te siguria e trajtimeve dentare në Shqipëri. Një paciente italiane pretendon se gjatë një ndërhyrjeje në Tiranë i janë hequr 26 dhëmbë brenda gjashtë orësh dhe se më pas ka pasur vështirësi për t’u ushqyer. Ajo ngre shqetësime edhe për përmasat dhe mënyrën e vendosjes së protezave. Këto janë pretendimet e pacientes, të raportuara nga gazeta italiane.

Pretendimet e pacientes

“Më vendosën dhëmbë që ishin shumë të mëdhenj për gojën dhe iu desh t’i ngulnin me çekiç. Ishte torturë”, rrëfen pacientja italiane për gazetën kryesore italiane.

Ajo ka ngritur shqetësime edhe për protezat e vendosura, të cilat sipas saj, ishin shumë të mëdha për gojën dhe u desh të përshtateshin gjatë procedurës. Por në këtë sektor janë shtuar klinikat, disa edhe pa liçensë, siç tregoi Fiks Fare kur një dentiste e kishte masakruar e jo sheruar.

Shqipëria duhet ta marrë seriozisht këtë dëshmi. Reputacioni i shërbimeve dentare mbrohet duke shqyrtuar ankesat me transparencë dhe duke kërkuar përgjegjësi kur provohen shkelje. Heshtja ndaj një pretendimi të rëndë ushqen dyshimin dhe dëmton edhe profesionistët që punojnë me korrektësi.

Pyetjet që duhen sqaruar në këtë rast janë konkrete: cili ishte diagnostikimi, përse u zgjodh ajo ndërhyrje, çfarë alternativash iu shpjeguan pacientes dhe çfarë ndjekjeje iu ofrua më pas? Përgjigjet duhet të dalin nga dokumentet dhe ekspertiza, duke dëgjuar edhe klinikën.

Turizmi dentar mund të ndërtojë një emër të qëndrueshëm për Shqipërinë vetëm kur pacienti ndihet i mbrojtur edhe pasi ka paguar dhe është kthyer në vendin e tij.

Licencimi dhe kontrolli i klinikave

Urdhri i Stomatologut licencon profesionistët dhe bashkëpunon me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor për kontrollin e zbatimit të rregullave. Për klinikat kërkohet edhe licenca e aktivitetit nga QKB-ja. Pra, licenca e dentistit dhe licenca e klinikës janë dy kërkesa të ndryshme.

Lista zyrtare e verifikimit për klinikat dentare përfshin lejet e profesionistëve, kushtet fizike, dezinfektimin, sterilizimin dhe dokumentimin e tij, kartelat e pacientëve, administrimin e mbetjeve mjekësore dhe lejen për pajisjet me burim rrezatues, kur përdoren. Kriteret, pra, nuk mungojnë në dokumente. Pyetja është sa rregullisht dhe me çfarë rezultatesh kontrollohet zbatimi i tyre.

Institucionet shëndetsore duhet të bëjnë publike të dhëna të qarta: sa klinika ushtrojnë aktivitet, sa janë kontrolluar, çfarë shkeljesh janë konstatuar dhe nëse mangësitë janë korrigjuar. Publiku duhet të dijë edhe ku ankohet dhe brenda çfarë afati merr përgjigje.

Turizmi dentar është rritur por rasti në fjalë, sikurse edhe disa të tjera, ku stomalogët turren t’iu marrin eurot dhe i sakatojnë sepse janë të huaj, sjellë imazh të keq për vendin tonë.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha