Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Kroacia shkatërron Kosovën U-17 me 4 gola

Kroacia shkatërron Kosovën U-17 me 4 gola
Foto: albeu.com

Përfaqësuesja U-17 e Kosovës humbi 4:0 nga Kroacia të shtunën pasdite, në takimin e zhvilluar në Karlovac.

Skuadra kroate shënoi dy gola në secilën pjesë. Luka Kolar shënoi në minutën e tetë, ndërsa Zvone Dacer e çoi rezultatin në 2:0.

Lovra Benko shënoi golin e tretë në minutën e 74-t, kurse Marin Nekic vulosi fitoren në minutën e 89-të.

Në ndeshjen e parë, “Dardanët” e rinj kishin pësuar humbje 8:1 ndaj Belgjikës. Takimin e fundit Kosova do ta zhvillojë më 17 nëntor kundër Letonisë.

Të shtunën në fushë doli edhe Shqipëria U-17, e cila triumfoi 3:1 ndaj Skocisë.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha