Studentët nisën protestën me bllokimin e rrugës së Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, protestuesit vazhduan marshimin në disa nga rrugët kryesore të Tiranës.
Gjatë marshimit, qarkullimi u bllokua në zonën e Zogut të Zi. Disa protestues hoqën kangjellat e trotuareve, i vunë flakën disa koshave të mbeturinave dhe dëmtuan stacione autobusësh.
Pas marshimit nëpër kryeqytet, protestuesit u vendosën para Kryeministrisë, ku vazhdojnë tubimin dhe thirrjet e tyre.
Në terren janë angazhuar forca të shumta policie, të cilat, përmes megafonit, u kanë bërë thirrje protestuesve të lirojnë rrugët dhe të mos pengojnë qarkullimin e automjeteve.
Për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës janë angazhuar rreth 700 efektivë policie. Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, ndërsa protesta vazhdon para Kryeministrisë.
Burimi: kohajone.com









