Nga Migena Aleksi
Një fjalë që dikur do të thoshte krenari, tani në gojën e kryeministrit kthehet në etiketë përbuzëse. Është e njëjta logjikë mendore që dikur e përdorte shprehjen “made in Albania” si sinonim të diçkaje pa vlerë.
Historia e vezës në Dublin
Në mbledhjen e Asamblesë, Rama ka zgjedhur të tregojë gjatë edhe historinë e vezës në Dublin. Nuk është e vështirë të dallosh zemërimin e brendshëm ndaj atyre që i quan me përçmim “shqipe”.
Gjuha dhe toni ndaj qytetarëve
Gjuha e trupit dhe toni i zyrës më të lartë të vendit ndaj qytetarëve të tij janë, të thuash më pak, skandaloz. Përdorimi i fjalës “shqipe” në këtë kontekst, së bashku me sarkazmën dhe fjalinë “e mori polici (irlandez) shqipen, e lidhi”, mbart pikërisht atë distancim përbuzës që të kujton stereotipet e huaja për shqiptarët.
Kryeministri përdor për bashkëqytetarët e tij të njëjtin zhargon përçmues që përdorin ata që nuk na durojnë jashtë kufijve. Nga kjo kuptohet se problemi nuk është protesta, por mënyra se si pushteti i sheh shqiptarët.
Vërtet për t’u keqardhur!
https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/11/VID-20261114-WA00151.mp4
Burimi: gazetadita.al










