Largimi i qytetarëve nga Kosova
Gazetari Valon Syla, në emisionin “Pressing” të T7, ka thënë se rreth 250 mijë persona e kanë lënë Kosovën gjatë gjashtë viteve të fundit.
Sipas tij, ky largim është i natyrshëm, pasi Kosova nuk ka mundësi t’i punësojë të gjithë. Ai thotë se, ndërsa Qeveria e Kurtit u thotë qytetarëve të kthehen se do t’i punësojë, në realitet kjo nuk ndodh.
“Vetë i kanë ikur 250 mijë, kanë me ikur. Një Vushtrri në vit ikë, shumë mirë që ikin sepse nuk mundet me i punësu Kosova. Por, kur thotë Qeveria hajdeni se unë ju shti në punë, e këta brenda nuk munden”, ka thënë ai.
Akuzat për ndihmat sociale
Syla ka kritikuar gjithashtu qytetarët që, sipas tij, merren me ndihma sociale ndërsa marrin kredi për makina të shtrenjta. Ai ka thënë se hetimet kanë filluar dhe e ka quajtur këtë një manipulim.
“E marrin ndihmat tona, tash kanë filluar hetimet. Hyjnë kredi për kerre shtrejta me ardh me u fry, e në fakt jetojnë me ndihma sociale. A është ky truni, ky është një manipulim”, ka thënë Syla.
Burimi: insajderi.org









