Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:36, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është dërguar pa shenja jete shtetasi A. N., 34 vjeç, elektricist i zonës.
Rrethanat paraprake
Sipas të dhënave të para, i riu dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike. Ai ishte thirrur jashtë orarit të punës nga disa familje në fshatin Bardhaj, të cilat kishin mungesë të energjisë elektrike, por punimet janë kryer pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.
Hetimi
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Burimi: abcnews.al










