Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Trump kërkon fund të luftës Rusi-Ukrainë, Putin mund të përfitojë

Trump kërkon fund të luftës Rusi-Ukrainë, Putin mund të përfitojë
Foto: abcnews.al

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka komentuar përpjekjet e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Presioni kohor mbi Trump

Sipas tij, presidenti amerikan është në limitet kohore për të arritur një marrëveshje, ndërsa presioni për një zgjidhje mund t’i japë avantazh Vladimir Putinit në negociata. Krisafi theksoi se në diskutim është edhe mundësia e lëshimit të territoreve nga Ukraina në këmbim të garancive të forta të sigurisë.

“Nëse Trump e mbyll presidencën e tij pa e zgjidhur luftën Rusi-Ukrainë do të ishte një njollë për Trump dhe është në limit të kohës. Por sa më shumë Trump të jetë në presion të kohës, Putin ka më shumë mundësi që të përfitojë.

Territoret dhe garancitë e sigurisë

Mendoj që po diskutohet që Ukraina të japë territor, është e pashmangshme dhe në shkëmbim të marrë një garanci të fortë sigurie.

Dëshira e amerikanëve për të arritur një marrëveshje përballet me Vladimir Putin, që të marrë maksimumin. Koha vepron më shumë Putin se sa për amerikanët”, tha Krisafi.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha