Ish-ministri Ylli Manjani, i ftuar në Top Story, ka folur në lidhje me akuzat e reja të publikuara për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni.
Ai shprehet se SHISH është një institucion parazit, teksa thekson se sa herë që të akuzuarit ankohen, SPAK-u i rëndon akuzat dhe i vendos në një pozitë më të vështirë përballë drejtësisë.
Deklaratat e Manjanit për SHISH dhe SPAK
Manjani: “Nuk mendoj se SHISH është kaq i rëndësishëm, është një institucion parazit. Ka atë hijen e sigurimit të shtetit, por… Ju them si qytetar, por edhe si përdorues i informacioneve, që janë sa për të qenë.
Më e thjeshtë është kur bëhet fjalë për transferta bankare nga një kompani në një tjetër. Por duhet të ketë një lidhje logjike. Me një kategori prokurorësh në SPAK ndodh që nëse një i akuzuar ankohet për masën e sigurisë, i rëndojnë situatën. Sa herë ankohej Veliaj, i nxirrnin menjëherë një përgjim.
Sapo ankohesh, këta të rëndojnë pozitën, sa të të vijë mendja vërdallë. Sa më shumë publike të bëhet çështja me burime nga SPAK, aq më e dobët është çështja”.
Burimi: tirananews.al










