Një individ është vënë në pranga në Podujevë, pasi forcat e rendit kanë zbuluar dhe konfiskuar lëndë të dyshuara narkotike si dhe një armë zjarri.
Sipas deklaratës së policisë, i dyshuari është mbajtur në ndalim për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.
Operacioni në Podujevë
“Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Podujevë, pas një pune hetimore, ka inspektuar një ndërtesë të braktisur, ku ka zbuluar dhe sekuestruar lëndë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë, cigare të mbushura me substancë narkotike, cigare elektronike, një peshore digjitale, si dhe një pistoletë me karikator dhe fishekë”, citohet në njoftim.
Burimi: insajderi.org









