Një ngjarje e rrezikshme në shkollën “Emin Duraku” në Prizren mund të kishte lënë pasoja të rënda për një nxënës të vogël, mirëpo reagimi i menjëhershëm i mësueses së tij bëri që situata të mos përfundonte në tragjedi.
Ngjarja ndodhi të mërkurën, gjatë një ore mësimi, kur nxënësi gëlltiti pa dashje një stilolaps, i cili i ngeci në fyt dhe i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje.
Reagimi i shpejtë i mësueses
Përballë kësaj situate, mësuesja veproi menjëherë, kërkoi ndihmë dhe ndërhyri për ta shpëtuar fëmijën.
Në këtë rast, duket se një rol të veçantë luajti edhe trajnimi që stafi kishte ndjekur për situata të tilla emergjente.
Burimi: insajderi.org









