Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Policia hyn në xhami, banorët bllokojnë imamin e BIK-ut të falë namazin në Dumnicë

Policia hyn në xhami, banorët bllokojnë imamin e BIK-ut të falë namazin në Dumnicë

Mosmarrëveshjet lidhur me caktimin e imamit të ri në xhaminë e Dumnicës së Podujevës vijuan edhe gjatë përpjekjes për zhvillimin e ritualit të namazit.

Në regjistrimet e siguruara nga Insajderi, vërehet se si imami i emëruar nga Bashkësia Islame e Kosovës hyn në xhami me mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Edhe hapja e derës së xhamisë dhe hyrja e tij brenda u realizuan me ndihmën e zyrtarëve policorë.

Sidoqoftë, banorët që kundërshtojnë emërimin e tij nuk lejojnë që ai ta kryejë ritualin e faljes së namazit.

Kjo gjendje vjen pas kundërshtimeve të banorëve ndaj vendimit të BIK-ut për emërimin e imamit të ri. Ata kanë kërkuar që në këtë xhami të shërbejë Fidan Musliu, për të cilin, sipas organizatorit të protestës, Burim Zejnullahu, ishte premtuar se do të emërohej në xhaminë e re.

Banorët e kanë kundërshtuar vendimin edhe me anë të një peticioni me rreth 300 nënshkrime.

Tensione në Dumnicë të Podujevës për emërimin e imamit të ri (Pamje)

Vazhdon situata e tensionuar tek xhamia në Dumnicë, për Insajderin flet organizatori i protestës kundër imamit të BIK’ut

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha