Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Ergys Agasi kërkon nga GJKKO kthimin e sendeve të sekuestruara

Ergys Agasi kërkon nga GJKKO kthimin e sendeve të sekuestruara

Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me kërkesën për t’i rikthyer sendet që u sekuestruan gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e zyrës së tij.

Bëhet me dije se kërkesa është paraqitur më 14 tetor, ndërsa Agasi kërkon në mënyrë specifike rikthimin e një kamere që u sekuestrua në zyrë.

Pritet që GJKKO të shqyrtojë kërkesën dhe të përcaktojë nëse kamera do t’i kthehet atij apo do të vazhdojë të qëndrojë e sekuestruar.

Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Flojera Davidhi.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha