Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalë sot në Samitin e Berlinit, i cili po zhvillohet në Mal të Zi.
Gjatë një deklarate për mediat, Rama, duke iu referuar gjendjes në Shqipëri, u shpreh me ironi, duke thënë se çfarë duhet të bëjë, të këndojë.
“Çfarë duhet të bëj, të këndoj një këngë apo të them se jam i lumtur që ndodhem në Malin e Zi të bukur, në vendin e vetëm që sa herë vjen dëgjon helikopterët mbi kokë. Ndërkohë, është mirë që jemi këtu për Procesin e Berlinit, që këtë herë po mbahet në këtë shtet të mahnitshëm. Çfarë të them më shumë, jam këtu dhe i lumtur të vazhdojmë me shokët që po presin…”, tha ai. /Telegrafi
Burimi: www.gazetaexpress.com









