I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi analizoi ndryshimin e qasjes së Europës ndaj zhvillimeve të sigurisë dhe tensioneve me Rusinë.
Ndryshimi i qasjes europiane
Kamberi vuri në dukje se për shumë vite Europa e ka paraqitur paqen si vlerën kryesore për të cilën ia vlen të punohet dhe të luftohet, por situata aktuale duket se ka ndryshuar, duke e drejtuar kontinentin drejt përgatitjeve për një skenar të mundshëm konflikti.
Sipas ekspertit, kjo qasje e re pasqyrohet si te vende të ndryshme anëtare të Bashkimit Europian, ashtu edhe te shtete me peshë më të vogël, të cilat po përgatiten për një realitet të ri sigurie.
Deklaratat nga Moska dhe ekuilibri i nevojshëm
“Europa në përgjithësi ka qenë dhe ka thënë se e vetmja gjë për të cilën ia vlen të luftosh është paqja, prej kaq shumë vitesh. Por situata tashmë ka ndryshuar dhe si duket i është kthyer sentencës së famshme, që nëse do paqe duhet përgatitur edhe për luftë. Pra ka ndryshuar tërësisht qasja dhe vende të caktuara qoftë anëtare të BE por edhe vende me një peshë më të vogël po përgatitet për një qasje tjetër. Dhe deklaratat që vijnë nga Moska shpesh janë shoqëruar me ironi për këtë përgatitje që Europa po bën.
Ata thonë se nuk kemi synim për të sulmuar Europën, dhe e kanë thënë edhe me cinizëm. Pra po përjetojnë edhe një periudhë që kalon në një luftë nervash, por që kalon edhe të individë që shohim edhe sheshet të mbushura. Ndoshta Europës do t’i duhet të ruajë një ekuilibër në të këtë situatë”, tha ai.
Burimi: abcnews.al










