Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

Kolumbia sekuestron 7.6 tonë kokainë me destinacion Holandën

Kolumbia sekuestron 7.6 tonë kokainë me destinacion Holandën

Autoritetet kolumbiane kanë konfiskuar 7.6 tonë kokainë që kishte si destinacion Holandën, në portin e Kartagjenës. Lajmin e bëri të ditur të martën presidenti Abelardo de la Espriella.

“Policia Kombëtare sapo ka realizuar sekuestrimin më të madh të kokainës në portin e Kartagjenës gjatë 10 viteve të fundit”, shkroi ai në platformën X.

Sipas Policisë Kombëtare të Kolumbisë, lënda narkotike ishte fshehur mes sheqerit të kallamit të parafinuar dhe u zbulua nga drejtoria antidrogë në një operacion të përbashkët me Administratën Amerikane të Zbatimit të Ligjit për Drogën (DEA).

De la Espriella deklaroi se forcat e sigurisë kishin sekuestruar 132 tonë kokainë, me vlerë rreth 6.1 miliardë dollarë, gjatë 75 ditëve të para të qeverisë së tij.

“Nuk ka armëpushim kundër narkoterrorizmit! Çdo dozë që pengojmë të arrijë në rrugë shpëton jetë dhe çdo dollar që u marrim atyre dobëson strukturat e tyre kriminale”, shtoi ai.

Shërbimi i Prokurorisë Publike Holandeze (OM) konfirmoi se dy shtetas holandezë ishin arrestuar në Kolumbi. Sipas Agjencisë së BE-së për Drogën, 330 tonë kokainë u sekuestruan në BE në vitin 2024, nga 419 tonë në vitin 2023.

¡Golpe contundente al narcotráfico!

La Policía Nacional acaba de lograr la mayor incautación de cocaína en el puerto de Cartagena de los últimos 10 años: 7,6 toneladas que tenían como destino los Países Bajos, en Europa.

En tan solo 75 días de Gobierno, nuestra Fuerza Pública… pic.twitter.com/xq5drvSJTZ

— Abelardo De La Espriella (@ABDELAESPRIELLA) October 20, 2026

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha