Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

Frika nga sulmet Huthi, SHBA evakuon diplomatët dhe familjet e tyre nga Gjiri Persik

Frika nga sulmet Huthi, SHBA evakuon diplomatët dhe familjet e tyre nga Gjiri Persik

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar tërheqjen e stafit të ambasadës dhe familjarëve të tyre nga Arabia Saudite, ndërsa pritet që masa të ngjashme të prekin edhe disa vende të tjera të Gjirit Persik.

Burimet bëjnë me dije se familjet e diplomatëve amerikanë do të largohen edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Katari dhe Bahreini.

Ndërkohë, televizioni Al Jazeera njofton se Departamenti Amerikan i Shtetit po përgatit një urdhër për tërheqjen e stafit diplomatik dhe familjarëve të tyre nga e gjithë zona e Gjirit.

Mediat e huaja raportojnë se vendimi lidhet me rrezikun e ripërtëritjes së luftimeve në rajon, sidomos për shkak të përfshirjes së mundshme të rebelëve Huthi në Jemen.

Të mërkurën, ambasada amerikane në Riad lëshoi një paralajmërim sigurie për mundësinë e sulmeve të reja të Huthive ndaj Arabisë Saudite, pas sulmeve vdekjeprurëse të raportuara së fundmi, përfshirë një sulm në aeroportin e Riadit.

Dy zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se urdhri mund të përfshijë largimin e të gjithë stafit dhe familjarëve të tyre nga ambasada amerikane në Arabinë Saudite.

Këto zhvillime vijnë në një periudhë tensionesh të shtuara në rajon dhe shqetësimesh për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Burimi: www.cna.al

Të fundit Të gjitha