Deputeti evropian bullgar Andrey Kovatchev ka reaguar për gjendjen në Shqipëri përmes një postimi në platformën X.
Kovatchev, i cili ka qenë gjithashtu raportues i Parlamentit Evropian për raportet e progresit për Shqipërinë në vitet 2023 dhe 2024, shkroi sot se të rinjtë shqiptarë kërkojnë më tepër sesa premtime.
Ai u shpreh kundër dhunës gjatë protestave, ndërsa theksoi se liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore.
Reagimi i Kovatchev:
Rinia e Shqipërisë kërkon më shumë se premtime: ata duan llogaridhënie, fund të korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Zërat e tyre duhet të dëgjohen, shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të sfiduar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet duhet të mbrohet.
Liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Dhuna është e papranueshme, qoftë nga protestuesit apo nga forcat e rendit, dhe të gjitha pretendimet duhet të hetohen me proces të rregullt dhe me llogaridhënie.
Evropa dëshiron të mirëpresë një Shqipëri të përkushtuar ndaj vlerave tona evropiane.
Burimi: lajmifundit.al









