Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Kjo është protestë gjithëpopullore, Poli Hoxha thotë se studentët po marrin hak për prindërit e tyre dhe Rama nuk e kap vitin si kryeministër

Kjo është protestë gjithëpopullore, Poli Hoxha thotë se studentët po marrin hak për prindërit e tyre dhe Rama nuk e kap vitin si kryeministër

Analisti Poli Hoxha, gjatë një interviste në emisionin Prime News24, deklaroi se protesta ka karakter gjithëpopullor.

Hoxha theksoi se studentët po marrin “hak” për prindërit e tyre.

Poli Hoxha vuri në dukje se Rama dhe Berisha bëjnë sikur nuk e dëgjojnë kërkesën kryesore të protestës.

Poli Hoxha: Kjo është një demokraci vetëm në letër. Ndërsa ne, populli shqiptar, jemi jashtë asaj që zhvillohet nga politika.

Studentët po marrin hak për prindërit e tyre që kanë vuajtur nga klasa politike. Është një protestë popullore. Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me vendet e huaja. Në Itali e kanë bërë copë Melonin, ndërsa ky flet për antifashizmin.

Unë jam antifashist për Policinë, po flas si term dhe jo si ideologji. Është skandal që në këtë moment që po flasim nuk funksionon asnjë institucion, parlamenti mblidhet e nuk mblidhet, sepse varet si vendosin. Rama po lutet për dialog, por mban edhe kërbaçin.

Berisha luan rolin e budallait, bën sikur nuk e dëgjon se çfarë kërkon protesta. Objektivi është shumë i fuqishëm. Rama nuk e kap vitin si kryeministër. Kjo protestë është në rrugën e duhur.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha