Sipas një raportimi të Bloomberg të martën, i cili citon zyrtarë britanikë të informuar për këtë çështje, Mbretëria e Bashkuar planifikon të dislokojë avionë luftarakë të RAF-së për misione mbrojtëse, me qëllim mbrojtjen e Arabisë Saudite nga përshkallëzimi i sulmeve të rebelëve Huthi.
Bazuar në të njëjtin raport, avionët luftarakë RAF Typhoon do të kontribuojnë në mbrojtjen e qyteteve dhe infrastrukturës së Arabisë Saudite nga sulmet ajrore të organizatës së mbështetur nga Irani.
Gjithashtu, sipas të njëjtit burim, Britania do të ofrojë një avion transporti Atlas A400M si dhe këshilltarë ushtarakë.
Burimi: euronews.al










