Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

2500 euro me uniformë, efektivët dhunojnë dy vajza të reja dhe u hedhin spraj me piper në sy

2500 euro me uniformë, efektivët dhunojnë dy vajza të reja dhe u hedhin spraj me piper në sy

Gjatë protestës së studentëve që u zhvillua sot, u raportua një ngjarje ku dy vajza të reja u ekspozuan ndaj sprejit me piper të përdorur nga pjesëtarë të policisë.

Bazuar në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, tensioni u rrit pas një debati verbal midis vajzave dhe forcave të policisë.

Gjatë këtij episodi, dyshohet se atyre u është drejtuar sprej me piper, i cili u ka irrituar sytë.

Këto pamje kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale lidhur me dhunën e policisë ndaj studentëve, ku shumë përdorues komentojnë rritjen e pagesave për efektivët në terren nga ana e kryeministrit dhe shprehen: “2500 Euro me uniformë, s’pyesin as për vajzat minorene”.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/10/329042bda57b4dc08a6bcbd920ecc9ad.mp4

j.l./ dita

 

Burimi: gazetadita.al

Të fundit Të gjitha