Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

17-vjeçari Klesti Koxha, magjistari që sfidon logjikën dhe synon skenat e mëdha

17-vjeçari Klesti Koxha, magjistari që sfidon logjikën dhe synon skenat e mëdha

Si mund të mashtrojë shikimin dhe të provokojë mendjen e audiencës? Klesti Koxha është magjistari i ri që po tërheq vëmendjen me artin e iluzionit! Pasioni i tij filloi në moshën 7-vjeçare, kur bota e magjisë e shtyu të ëndërronte për skena të mëdha.

Tani, vetëm 17 vjeç, ai po e shndërron talentin dhe përkushtimin në shfaqje që zgjojnë kureshtjen e publikut. Videot e tij në rrjetet sociale kanë ngjallur interes, ndërsa pjesëmarrja në “Albania’s Got Talent” i dha mundësinë të shfaqte aftësitë e tij përpara jurisë dhe publikut.

Por çfarë qëndron pas një iluzioni që duket i pamundur? Për Klestin, magjia nuk është thjesht një truk, por një art që luan me perceptimin, surprizën dhe emocionet.

Ai tregon se numrat që dikur kërkonin orë përgatitjeje, tani i realizon në më pak kohë, edhe pse janë bërë më të vështirë.

Me sytë nga e ardhmja, Klesti dëshiron të vazhdojë studimet në një fushë që e afron me botën e televizionit. A është ky vetëm fillimi i një karriere të madhe në skenë? Klesti Koxha, 17-vjeçari që synon të kthejë të pamundurën në spektakël!/abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha