Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Stresi: Policia pranë shtëpisë, reperi u bën thirrje të mos terrorizojnë lagjen

Stresi: Policia pranë shtëpisë, reperi u bën thirrje të mos terrorizojnë lagjen

Reperi Stresi ka deklaruar se një numër i madh i forcave policore janë dislokuar në zonën ku ai jeton, vetëm një ditë pasi ai mori pjesë në protestat kundër qeverisë shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, artisti ka ndarë pamje të regjistruara nga kamerat e sigurisë, në të cilat duken disa punonjës policie të veshur me uniforma dhe të pajisur me mjete mbrojtëse.

“Mirëdita me këtë pamje kaq të bukur. Latë nam, po s’jam në shtëpi, s’jam budalla si ju. Mos e terrorizoni lagjen kot”, ka shkruar reperi, duke iu drejtuar policëve.

Stresi ishte mjaft aktiv gjatë ditës së djeshme në protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke bërë vazhdimisht thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje të qytetarëve.

Protestat kundër qeverisë Rama kanë hyrë në javën e dytë, të shoqëruara me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe arrestime.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse prania e efektivëve në lagjen e reperit lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e tij në protesta.

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha