Biznesmeni Pandeli Carapuli është prezantuar gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Carapuli u vëzhgua në ambientet e SPAK bashkë me përfaqësuesin e tij ligjor, ndërsa burimet tregojnë se prezantimi në SPAK është i lidhur me dosjen Balluku. Ndërtuesi dyshohet se i ka dhuruar një vilë ish-numrit 2 të qeverisë, si shkëmbim për një tender që e ka fituar nga kompania shtetërore Albcontroll.
Carapuli është shpallur i pandehur nga SPAK për çështjen Balluku që në muajin Qershor të këtij viti, ndërsa prezantimi i ditës së sotme lidhet me shtyrjen e hetimeve për 3 muaj.
Më herët gjatë ditës së sotme u prezantua në SPAK edhe deputetja socialiste, Belinda Balluku e cila u informua zyrtarisht për zgjatjen e hetimeve deri në Janar të vitit të ardhshëm.
Balluku shoqërohej nga avokati i saj, ndërkohë që nuk dha asnjë deklaratë për mediat, në hyrje dhe dalje të Prokurorisë së Posaçme.
Ish-numri 2 i qeverisë është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa i pandehur për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka sekuestruar deri më tani dy vila që dyshohen si pasuri e fshehur e ish-numrit dy të qeverisë.
Burimi: lajmifundit.al









