Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u paraqit këtë të martë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Ballukut i është komunikuar zgjatja e hetimeve nga ana e SPAK, deri në janar të vitit 2027.
Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera për disa procedura prokurimi, duke përfshirë ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës dhe tendera të tjerë (në të paktën 8 raste të hetuara), si dhe për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë: për shkelje dhe favore në tendera në këmbim të ryshfeteve (përfshirë periudhën kur drejtonte “Albcontrol”).
Po ashtu, ajo akuzohet edhe për pastrim të produkteve të veprës penale (pastrim parash).
Burimi: gazetashqiptare.al










