Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Kamëz, i cili pranoi se i qëlloi me pistoletë pas një konflikti

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Kamëz, i cili pranoi se i qëlloi me pistoletë pas një konflikti

Ka dalë në dritë deklarata e personit që dyshohet se vrau dy vëllezër dhe plagosi një tjetër një ditë më parë.

Në deklaratën e tij, Ngushëllim Manzi ka deklaruar:

“Vëllezërit Islami po kryenin punime dhe betoniera po vinte përpara shtëpisë tonë. Ne i kërkuam që ta kalonin në një rrugë tjetër, pasi do të duhej të bënte shumë manovra. Ata na u përgjigjën keq. Shefqet Ismaili kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mësova këtë, u zemërova dhe e godita. Më pas erdhën dy vëllezërit e tij, Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj. Sherri u përkeqësua dhe unë qëllova me pistoletë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Petrela’, pranë repartit ushtarak të Zall Herrit. Konflikti nisi me fjalë mes autorit të dyshuar dhe tre vëllezërve të cilët kishin filluar punimet për ndërtimin e murit rrethues të banesës së tyre.

Fqinjët tregojnë se situata u tensionua në momentin kur pranë oborrit mbërriti betoniera, ndërsa 40-vjeçari Manzi kundërshtonte hedhjen e betonit.

Debati mes fqinjëve u përkeqësua me shpejtësi, duke bërë që efektivi Manzi të shkrepte armën e shërbimit dhe të qëllonte me breshëri drejt tre vëllezërve.

Nga të shtënat humbi jetën në vend njëri prej tyre, 30-vjeçari Selam Islamaj, i cili sipas policisë mori plagë tejshpuese. I plagosur, vëllai më i madh, 48-vjeçari Nazmi Islamaj u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por rrugës humbi jetën për shkak të hemorragjisë.

Me një plumb në gjoks, në gjendje kritike për jetën ndodhet vëllai tjetër 44-vjeçar, Shefqet Islamaj, i cili po trajtohet në spitalin e Traumës.

 

j.l./ dita

Burimi: gazetadita.al

Të fundit Të gjitha