Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Komuna e Gjilanit: të gjitha rrugët janë të kalueshme, kujdes i shtuar

Komuna e Gjilanit: të gjitha rrugët janë të kalueshme, kujdes i shtuar
Foto: gazetaexpress.com

Komuna e Gjilanit ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se të gjitha rrugët në këtë komunë janë tani të kalueshme.

Sipas njoftimit, pas reshjeve të borës, ekipet e mirëmbajtjes dimërore janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit të automjeteve.

Komuna apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike.

Postimi i plotë:

Të gjitha rrugët në Komunën e Gjilanit janë të kalueshme

Pas reshjeve të borës, ekipet e mirëmbajtjes dimërore janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit të automjeteve.

Aktualisht, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Gjilanit janë të kalueshme, ndërsa ekipet vazhdojnë punën në terren sipas nevojës.

Komuna e Gjilanit apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha