Programi muzikor
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) do të organizojë më 4 dhjetor koncertin “O Lovely Peace”, i cili do të sjellë një program me vepra të kompozitorëve të njohur klasikë.
Në këtë mbrëmje muzikore do të interpretojnë sopranot Sonila Baboçi dhe Eriona Gjyzeli, violonçelisti Mario Guralumi dhe pianisti Igli Rrapaj.
Kompozitorët e programit
Programi do të përfshijë krijimtari nga Gaetano Donizetti, Camille Saint-Saëns, Georg Friedrich Händel dhe Joseph Haydn.
Koncerti do të mbahet në Hollin Koncertor të TKOBAP-së, duke filluar nga ora 19:00. Për rezervime, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin +355 69 870 3233./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










