Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Juristja: Edhe 100 parti të reja s’ndryshojnë rezultatin pa reformën zgjedhore

Juristja: Edhe 100 parti të reja s’ndryshojnë rezultatin pa reformën zgjedhore
Foto: euronews.al

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, juristja Mirela Jorgo u shpreh se krijimi i forcave të reja politike nuk mund të sjellë ndryshim në skenën politike shqiptare pa ndryshuar më parë Kodin Zgjedhor.

Problemi i rregullave zgjedhore

Sipas saj, problemi kryesor qëndron te rregullat aktuale të zgjedhjeve, të cilat, sipas Jorgos, pengojnë krijimin e një gare të barabartë politike. Ajo theksoi se është emergjente ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore.

Kodi Zgjedhor dhe komisionet

“Mund të krijosh 100 parti të reja. Ja, edhe Revolucioni Flamingo mund të nxjerrë partinë e tij, por problemi është se a do të kenë rezultat në zgjedhje apo jo. Kodi Zgjedhor është thembra e Akilit. Në momentin që kemi këtë Kod Zgjedhor, le të krijohen sa të duan: 100 lëvizje studentore, 100 parti politike, majtas, djathtas, të qendrës, emigrantët, diaspora, çfarë të duash. Problemi është se çfarë do të ndodhë me Kodin Zgjedhor. Kjo është çështja që duhet ngritur më shumë, sepse ndryshimi i tij është emergjent. Këto dy forca janë, ose PD, ose PS. Kodi Zgjedhor nuk ta lejon të krijosh një parti që të ketë rezultat. Njerëzit e dinë shumë mirë, të paktën ata që kanë njohuri në politikë, se pa ndryshuar rregullat e lojës politike, pa ndryshuar Kodin Zgjedhor, mund të krijosh 100 parti, 100 lëvizje studentore, mund të prodhohen nga sheshi 100 parti kudo, por në fund rezultati do të jetë i njëjtë. Aq më tepër, nëse nuk çarmatoset komisioni i zgjedhjeve, që të jetë jopolitik dhe jopartiak, sepse aty është i gjithë partiak. Stalini ka thënë një gjë: Nuk ka rëndësi kush voton, por kush numëron. Nëse nuk ndryshohet Kodi Zgjedhor, nuk do të kemi rezultat. Këtë mendim nuk e kam vetëm unë, por e kanë edhe shqiptarët. Ajo marrëveshje që u bë në vitin 2008 ishte fatale”, tha juristja.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha