ATHINË, 22 nëntor /ATSH-ANA/ – Një anije e Frontex-it, nën koordinimin e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të Shpëtimit (JRCC) të Rojës Bregdetare Greke, gjeti dhe shpëtoi 51 shtetas të huaj që ishin në një varkë, në një zonë detare 57 milje detare në juglindje të Kali Limenes, në Kretë.
Sipas një njoftimi të Rojës Bregdetare të shtunën, varkën e pa së pari një avion i Frontex-it, ndërsa më pas 51 pasagjerët u shpëtuan nga një anije e agjencisë evropiane.
Personat e shpëtuar u çuan në portin e Kali Limenes.
a.jor.
Burimi: ata.gov.al










