Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Shehu shënon, por Widzew Lodz pëson disfatë në Poloni

Shehu shënon, por Widzew Lodz pëson disfatë në Poloni
Foto: albeu.com

Widzew Łódź pësoi një humbje 3-1 në fushën e Raków, në ndeshjen e javës së 15-të të kampionatit elitar polak.

Golin e vetëm për mysafirët e realizoi mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, në minutën e 52-të. Ai shfrytëzoi një pasim të shqiptarit tjetër të skuadrës, Lindon Selahit, dhe barazoi përkohësisht rezultatin.

Megjithatë, përpjekjet e Widzew për të marrë pikë dështuan, pasi vendasit e Rakowit shënuan edhe dy herë të tjera përmes Racovitanit dhe Makuchit, duke vulosur rezultatin në 3-1.

Pas kësaj humbjeje, Widzew Łódź ndodhet në zonën e rënies, në vendin e 16-të me vetëm 14 pikë të grumbulluara.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha