Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Ditët Ndërkombëtare të Xhazit në Mitrovicë kthehen me edicionin e katërt

Ditët Ndërkombëtare të Xhazit në Mitrovicë kthehen me edicionin e katërt
Foto: kultplus.com

Tingujt e xhazit do t’i kthehen Mitrovicës në fund të nëntorit, përmes edicionit të katërt të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, i cili sjell një program muzikor me artistë të njohur dhe performanca nga skena vendore dhe ndërkombëtare.

Programi i festivalit

Nga 24 deri më 26 nëntor 2026, festivali do të krijojë hapësirë për takime muzikore dhe interpretime të veçanta, duke e sjellë xhazin më afër publikut mitrovicas.

Talentet e reja të rajonit

Një pjesë e programit do t’i kushtohet platformës “WB6 Young Musicians”, e cila synon të vërë në pah talentet e reja muzikore nga rajoni dhe t’u ofrojë atyre mundësi prezantimi e bashkëpunimi.

Për rikthimin e festivalit ka njoftuar Ministria e Kulturës dhe Turizmit, e cila mbështet këtë organizim në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e skenës muzikore dhe krijimin e hapësirave për artistët vendorë dhe ndërkombëtarë./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha