Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Endre Ady, poeti që modernizoi poezinë hungareze

Endre Ady, poeti që modernizoi poezinë hungareze
Foto: kultplus.com

Endre Ady ishte një nga poetët më të rëndësishëm hungarezë të shekullit XX, i njohur për rolin e tij në rinovimin e poezisë moderne hungareze. Ai u lind më 22 nëntor 1877 në Érmindszent, ndërsa vdiq më 27 janar 1919 në Budapest.

Formimi dhe jeta

Ady studioi në Debrecen, por më vonë u vendos në Oradea, ku punoi si gazetar. Gjatë kësaj periudhe njohu Adél Brüll, të cilën në poezitë e tij e përmendte me emrin Léda. Bashkë me të udhëtoi në Paris, ku u njoh me zhvillimet e reja të letërsisë evropiane, të cilat ndikuan në formimin e stilit të tij poetik.

Ndikimet dhe veprat kryesore

Poezia e tij u ndikua veçanërisht nga simbolizmi francez dhe krijimtaria e Charles Baudelaire dhe Paul Verlaine. Në veprat e tij trajtoi padrejtësitë shoqërore dhe problemet politike të Hungarisë, duke u bërë një zë kritik ndaj nacionalizmit dhe zhvillimeve të kohës. Ndër përmbledhjet e tij më të njohura janë “Új versek” (1906) dhe “Vér és arany” (1907).

Puna te revista “Nyugat”

Nga viti 1908, Ady bashkëpunoi me revistën letrare “Nyugat”, ku më vonë u bë një nga redaktorët. Përmes krijimtarisë së tij, ai ndikoi në zhvillimin e poezisë moderne hungareze dhe mbetet një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë së vendit të tij./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha