Next Generation u rikthye në kuadër të Javës Kulturore Shqipëri – Kosovë, duke e shndërruar Tropojën në një takim për të rinjtë, artistët dhe krijuesit nga të dy vendet.
Program dhe tema
Nga 21 nëntori, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkëmbejnë ide, përvoja dhe projekte të reja në fusha të ndryshme të kulturës.
Programi përfshin forume dhe diskutime për kinematografinë, artet bashkëkohore, trashëgiminë kulturore, Food Design dhe muzikën, si dhe performanca artistike, instalacione dhe ekspozita.
Qëllimi i takimit
Përmes këtij aktiviteti synohet krijimi i hapësirave për shkëmbim dhe bashkëpunim mes gjeneratës së re të krijuesve nga Kosova dhe Shqipëria./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










