Në Kosovë më 23 nëntor janë paraparë disa ngjarje.
Pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit për caktimin e seancës plenare.
Po ashtu do të ketë edhe protestë studentore para rektoratit.
Programi i ditës
Këto janë ngjarjet:
09:13
Mbahet konferenca ndërkombëtare “Shëndeti Mendor i Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Vullnetarizmi Edukativ” (Hotel Sëiss Diamond, Prishtinë).
09:45
Komisioni për Integrim Evropian takohet me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel (Kuvendi i Kosovës, salla N-204).
10:00
Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë solemne për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të ShKK-së. Pjesë e ceremonisë janë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla (Hotel Venus, Prishtinë).
10:30
Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur takohet me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës (Kuvendi i Kosovës, salla N-506).
11:00
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, me rend dite caktimin e seancës plenare (Salla C-301, Kuvendi i Kosovës).
11:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës (Kuvendi i Kosovës, salla N-302).
Protesta studentore
11:30
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, së bashku me Këshillat Studentorë të fakulteteve, mban protestë (Rektorati i UP-së, Prishtinë).
12:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare (Kuvendi i Kosovës, salla N-302).
Burimi: www.gazetaexpress.com









