Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Sulm masiv në Greqi: 50 të rinj rrahin 10 adoleshentë, dy të plagosur rëndë

Sulm masiv në Greqi: 50 të rinj rrahin 10 adoleshentë, dy të plagosur rëndë
Foto: lajmifundit.al

Një përleshje masive mes të rinjve ndodhi në mesnatë në qytetin e Volosit, në Greqi, ku rreth 50 persona sulmuan një grup prej 10 të rinjsh në një park. Si pasojë, dy persona të moshës 17 deri në 20 vjeç mbetën të plagosur rëndë.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në një park pranë një spitali. Autorët, të armatosur me shkopinj, dyshohet se sulmuan pa dallim personat që ndodheshin aty.

Konflikti që çoi në sulm

Në shënjestër të sulmit dyshohet se ishte një 20-vjeçar, i cili më herët gjatë ditës ishte përfshirë në një konflikt fizik me tre të rinj të tjerë. Pas përplasjes, ai kishte marrë mesazhe kërcënuese se do të përballej me pasoja për atë që kishte bërë.

Sulmi në park

Më vonë, teksa ndodhej në park me miqtë e tij, rreth 50 persona nga zona e Nea Ionias dhe pjesë të tjera të Volosit u kanë zënë pritë.

Të paktën katër të rinj u rrëzuan pas goditjeve në kokë dhe trup, ndërsa të tjerët u përpoqën të largoheshin duke vrapuar nëpër rrugët e zonës.

Sipas raportimeve, dy persona u transportuan në spitalin e Volosit, ndërsa një tjetër i ri u gjet pa ndjenja.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha