Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Dy shqiptarë arrestohen në Itali për trafik droge

Dy shqiptarë arrestohen në Itali për trafik droge
Foto: reporteri.al

Dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 20 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në zonën Tor San Lorenzo, në Ardea, Itali, nën dyshimin për posedim lëndësh narkotike me qëllim shitjen.

Sipas mediave italiane, arrestimet u kryen gjatë dy operacioneve të ndara kundër trafikut të drogës, të zhvilluara brenda 24 orëve nga karabinierët e stacionit të Tor San Lorenzos. Të dy të arrestuarit kishin vendbanimin në Aprilia.

Arrestimi i 26-vjeçarit dhe ndjekja policore

Në rastin e parë, 26-vjeçari u kap në momentin kur po i dorëzonte një personi tjetër një pako përmes portës së një banese në rrugën Viale San Lorenzo, shkruan Canaledieci.

Kur vuri re forcat e rendit, ai u largua me veturë, duke shkaktuar një ndjekje policore që përfundoi në rrugën Via Adda, në Aprilia, ku u ndalua.

Gjatë kontrollit të veturës, policia gjeti 12 gramë kokainë të ndarë në 26 doza, dy gramë crack në katër paketime dhe tre gramë hashash në katër paketime.

Arrestimi i 20-vjeçarit

Ndërkaq, gjatë ditës pasuese, karabinierët ndaluan edhe 20-vjeçarin, i cili po drejtonte një veturë. Gjatë kontrollit në automjet u zbuluan 10 gramë kokainë të ndarë në 27 doza, tre gramë crack në pesë doza, dy gramë hashash dhe një gram marihuanë.

Të dy shqiptarët janë vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha