Një aksident rrugor ndodhi këtë të hënë në aksin e ri Qukës–Qafë Plloçë, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin.
Mësohet se njëri nga mjetet e përfshira në aksident mban targa greke. Si pasojë e përplasjes, një grua mbeti e plagosur dhe po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident nuk dihen ende. Pritet që autoritetet të zbardhin dinamikën e ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Skoda”, me targa greke, që drejtohej nga Liman Dapeshi, me origjinë nga Greqia, dhe një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga Lorenc Denas.
Nga përplasja mbeti e plagosur Xhire Xhafer Korriku, e cila po merr ndihmën mjekësore në spital.
Burimi: lajmifundit.al









