Elegancë nuk është vetëm çështje veshjeje, por një mënyrë të jetuari. Dhe në astrologji, dy shenja që njihen për shijen e hollë dhe stilin e veçantë janë Demi dhe Bricjapi.
Gruaja Demi: elegancë natyrale
Gruaja e lindur nën shenjën Demi e ka elegancën natyrshëm. E udhëhequr nga Venusi, planeti i bukurisë dhe estetikës, ajo dashuron veshjet cilësore, parfumet e veçanta, aksesorët e bukur dhe gjithçka që përcjell finesë. Nuk ka nevojë të tërheqë vëmendjen me tepri, sepse e bën këtë përmes detajeve.
Gruaja Bricjap: elegancë klasike
Gruaja e lindur nën shenjën Bricjap përfaqëson elegancën klasike dhe të përjetshme. Ajo preferon veshjet e kujdesshme, ngjyrat neutrale, prerjet elegante dhe një pamje gjithmonë të rregullt. Stili i saj është i matur, por plot autoritet. Ajo e di se klasi nuk ka nevojë të bëjë zhurmë.
Burimi: shqiptarja.com










