Doresa ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, ku emri i saj dhe historia me Jonën janë kthyer në temë diskutimi mes opinionistëve dhe banorëve të “BBVK”.
Ajo ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar një mesazh mjaft domethënës.
“Mos beso gjithçka që sheh. Dëgjoje me veshët e tu dhe shikoje me sytë e tu”, ka shkruar Doresa.
Reagimi i saj vjen në një moment kur historia mes saj dhe Jonës po diskutohet gjerësisht në shtëpinë e BBVK-së.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









