Në emisionin “Prime News24”, gazetarja Klodiana Lala foli për marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas saj, mes tyre ka një fërkim që nuk beson se buron nga akuzat penale. Ajo e lidhi mundësinë e tensioneve edhe me arsye politike, veçanërisht me afrimin e zgjedhjeve.
Peshëa e Bashkisë së Tiranës
Lala vuri në dukje peshën e Bashkisë së Tiranës, duke thënë se humbja e kontrollit mbi të do të sillte edhe humbjen e pushtetit financiar dhe të ndikimit politik që ajo përfaqëson.
Transferimi i Veliajt nga burgu
Duke folur për dërgimin e Veliajt nga paraburgimi në burgun e Fierit, gazetarja tha se ky transferim nuk ishte i nevojshëm. Ajo kundërshtoi njëkohësisht përpjekjet për ta paraqitur kryebashkiakun si të burgosur politik.
Lala kritikoi shpjegimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve se transferimi përbënte sekret shtetëror. Sipas saj, vendimi ishte urdhër i Ramës, ndërsa justifikimin e drejtoreshës së Burgjeve e quajti të pamend. Ajo shtoi se drejtoresha ka të drejtë ligjore të transferojë çdo të burgosur ose të dënuar kur e gjykon të nevojshme, ndaj nuk kishte arsye ta paraqiste transferimin si sekret shtetëror.
Burimi: www.albeu.com










