Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Visar Memeti, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Beograd dhe pritshmëritë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga qeveria e re e dalë nga fitorja e listës studentore. Memeti e cilësoi përvojën e tij të parë në Kuvend si të veçantë, ndërsa kritikoi debatet e gjata për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Kritika ndaj debatit për kryetarin e Kuvendit
“Ka qenë debat i stërzgjatur, tri ditë të lodhshme, debat koti, vetëm për të prolonguar votimin e kryetarit të ri të Kuvendit”, u shpreh ai për ”A2cnn”. Memeti theksoi se përfaqësuesit shqiptarë janë të hapur për bashkëpunim, por mbeten të vendosur në kërkesat e tyre.
Platforma e koalicionit shqiptar
“Ne e kemi një platformë, e kemi nënshkruar si koalicion shqiptar dhe asaj platforme i qëndrojmë mbrapa. Jemi të gatshëm të ulemi, të bisedojmë, të bashkëpunojmë”, deklaroi deputeti. Lidhur me premtimet e listës studentore për të drejtat e pakicave, ai theksoi se ende mungojnë angazhimet konkrete.
“Duhet të jemi pak optimistë, mirëpo edhe të rrimë me këmbë në tokë”, tha Memeti. Duke komentuar praninë e Aleksandër Vuçiçit në Parlament, Memeti u shpreh se pas humbjes së tij, prokurorët mund të veprojnë më lirshëm, pa pengesat e mëparshme politike.
Burimi: kohajone.com










