Yan Diomande po kthehet në një nga zbulimet më të rëndësishme të sezonit te Real Madridi. Talenti nga Bregu i Fildishtë, i afruar për t’u integruar gradualisht në projektin e ri të José Mourinhos, ka fituar me shpejtësi hapësirë dhe besimin e stafit teknik, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave spanjolle.
Performanca e fundit në Mestalla
Paraqitja e fundit mbresëlënëse erdhi në transfertën ndaj Valencias, në “Mestalla”, ku futbollisti i lindur në vitin 2005 realizoi gjashtë driblime të suksesshme. Ky është rezultati i tij i tretë më i mirë sezonal dhe më i miri në transfertë në kampionat.
Krahasimi me yjet e sulmit
Statistikat e vendosin Diomanden në një nivel shumë interesant. Në të gjitha kompeticionet, vetëm Kylian Mbappé ka realizuar më shumë driblime të suksesshme se ai te Real Madridi. Francezi numëron 53, ndërsa talenti afrikan ka arritur në kuotën e 52, pavarësisht se ka luajtur 541 minuta më pak.
E përditshmja spanjolle “AS” e ka krahasuar atë edhe me Lamine Yamal. Në kampionat, ylli i Barcelonës kryeson me 57 driblime, por Diomande ka një mesatare më të mirë: një driblim të suksesshëm çdo 20 minuta, kundrejt një të tillë çdo 23 minuta për talentin katalanas.
Minutat në fushë dhe rolet
Një tjetër tregues i rëndësishëm është koha e aktivizimit. Diomande ka luajtur 892 minuta këtë sezon, më shumë se Vinicius Junior (882).
Ai ka qenë i vlefshëm në të dy krahët e sulmit, me nga tetë ndeshje në secilën anë. Nga e majta ka realizuar tre gola dhe një asist, ndërsa nga e djathta një gol dhe një asist.
Burimi: kohajone.com









