E ardhmja e Endrick është një nga çështjet e nxehta te Real Madridi në prag të merkatos së janarit. Sulmuesi brazilian, i cili mbërriti në Spanjë me pritshmëri të mëdha pas shpërthimit te Palmeiras, kërkon më shumë hapësira aktivizimi, ndërsa nuk përjashton asnjë mundësi, përfshirë interesimin e Romës dhe Milanit.
Deklaratat e sulmuesit
“Jam vetëm 20 vjeç, do të shohim si do të shkojnë gjërat. Dua vetëm të luaj, të jem i lumtur dhe të ndihmoj shokët e skuadrës.
Nuk e di çfarë do të ndodhë në janar, gjithçka është në duart e Zotit. Dëshiroj vetëm më të mirën për karrierën time. Ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë. Do të qëndroj modest dhe do të vazhdoj të jap maksimumin”, – deklaroi braziliani nga grumbullimi i kombëtares.
Marrëdhënia me Mourinhon
Endrick konfirmoi gjithashtu marrëdhënien e veçantë me trajnerin José Mourinho: “Kam shumë besim te Mourinho. Ai më kontakton çdo ditë, jo për të folur për futbollin, por për të mësuar si jam në jetën personale. Do të jap gjithmonë gjithçka për Real Madridin, sepse klubi vjen përpara çdo gjëje”.
Në fund, sulmuesi zbuloi edhe një objektiv madhor: “Shpresoj të arrij nivelin më të lartë në vitin 2030, për të ndihmuar Brazilin. Të gjithë duam ta rikthejmë Kupën e Botës në shtëpi”.
Burimi: telesport.al










