Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kurti: Viktimat e dhunës seksuale në luftë duhen trajtuar dhe rehabilituar

Kurti: Viktimat e dhunës seksuale në luftë duhen trajtuar dhe rehabilituar
Foto: ata.gov.al

PRISHTINË, 10 nëntor/ATSH/ Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se, krahas dënimit të kriminelëve të luftës, është jetike të sigurohet trajtimi dhe rehabilitimi i viktimave të dhunës seksuale.

Dhuna seksuale gjatë luftës

Gjatë Forumit të Paqes në Paris, Kurti ka deklaruar se rreth 20 mijë gra në Kosovë kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar se kjo formë dhune është përdorur si armë lufte nga aparati shtetëror i Serbisë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në panelin e mbajtur më 10 nëntor, Kurti ka diskutuar për rindërtimin e shoqërive pas luftës, rëndësinë e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror.

Ai ka theksuar se demokracia dhe zhvillimi nuk duhet të sakrifikohen në emër të stabilitetit, ndërsa qytetarët duhet të jenë përfituesit kryesorë të politikave shtetërore.

Ekonomia dhe arsimi

Duke folur për ekonominë e Kosovës, Kurti ka deklaruar se rritja e Bruto Produktit Vendor gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 ishte 5.4%, ndërsa në të dytin 4.1%.

Kryeministri ka vlerësuar se infrastruktura është platformë për zhvillim, duke theksuar rëndësinë e arsimit cilësor dhe lidhjen e tij me ekonominë.

Ai ka përmendur edhe zvogëlimin e diferencës ndërmjet pagës më të lartë dhe asaj më të ulët, duke pretenduar se raporti ka ndryshuar nga 20 me 1, para qeverisjes së tij, në 4 me 1 aktualisht.

Paneli në Paris

Në panel mori pjesë edhe Carlo Monticelli, guvernator i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

Diskutimi u përqendrua në sfidat e rindërtimit të shoqërive pas konflikteve dhe në rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm për ruajtjen e paqes. /KosovaPress/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha